
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga viti 2006 ka kërkuar mbylljen Agjencisë Kosovare për Privatizim.
Kuvendi i Kosovës, të enjten shkarkoi bordin e kësaj agjencie.
“Pata propozuar që kjo agjenci të mbyllet e ne vend të saj të hapet Agjencinë i participimeve publike, i cili si bazë do ta kishte partneritetin publiko-privat ku ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do të ishin zhvilluar duke ju adaptuar kohës modern”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
AI shtoi se në këtë iniciativë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e gëzon mbështetjen e tij. /Insajderi.com