Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se një qeveri e mirë nuk bën të rrëzohet në kohë pandemie, duke aluduar kështu në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, e sidomos atëherë kur sipas Pacollit, ajo qeveri i printe botës për menaxhim shembullor të pandemisë.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë që për Qevernë Hoti të cilën e cilëson si të keqe, jolegjitime e jo kompetente nuk bën as të ngritet dilema se a duhet të rrëzohet.
“E për këtë qeveri të keqe, jolegjitime, jo kompetente që po e dërgon vendin drejtë një katastrofe humanitare as nuk duhet të ngritet dilema a bën a s’bën. Bile duhet të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur e nuk duhet lejuar asnjë ditë më shumë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Një qeveri e mirë nuk bën të rrëzohet, e aq më pak në kohë pandemie e edhe më pak në kohën kur prinim në botë për menaxhim shembullor të pandemisë.
E për këtë qeveri të keqe, jolegjitime, jo kompetente që po e dërgon vendin drejtë një katastrofe humanitare as nuk duhet të ngritet dilema a bën a s’bën. Bile duhet të rrëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur e nuk duhet lejuar asnjë ditë më shumë.
Qeverinë e mirë e rrëzuan për interesa e përfitime personale, për tender e për poste ministrore e avancim të familjarëve në ambasador e drejtor.
Qeverinë e keqe po e rrëzojmë për të shpëtuar jetë e për t;u kthyer përsëri në listat botërore ndër vendet e para për menaxhim të mirë e ndërtim të një normaliteti të ri, më të drejtë e më të mirë për të gjithë.