Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist se procesi i dialogut me Serbinë do të përmbyllet brenda disa muajve, njofton Insajderi.
Këto komente ai i bëri pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku tha se asociacioni i komunave serbe nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive.
Tutje ai ka shtuar se ajo marrëveshje që është nënshkruar, ligjërisht është e obligueshme të zbatohet, por gjithmonë në frymë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese./Insajderi.com