Pacolli pas takimit me Osmanin: Kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet të jemi të bashkuar

Pacolli pas takimit me Osmanin: Kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet të jemi të bashkuar

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. se “kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet të jemi të bashkuar”.

Tash deputeti Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, theksoi mbështetjen e tij ndaj presidentes aktuale.

“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua” , ka shkruar Pacolli.

Presidentja, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin dhe Atifete Jahjagën.

Ndërsa, paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, po gjykohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë për “krime lufte”. /Insajderi.com