
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bahgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi – Cima, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se Cima fizikisht nuk është më këtu, por biografia e tij e pasur dhe emri i tij i njohur do të jetojë përgjithmonë.
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi. Me personazhin e tij fiktiv, Cima, na bëri të gjithëve të qeshim”, ka shkruar ai.
“Vërtet një aktor i madh. Fizikisht nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia”.
Thaçi vdiq në moshën 71 vjeçe pas një beteje me Coronavirusin. /Insajderi.com