Pacolli për ndalimin e Crvena Zvezdës: Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht

Pacolli për ndalimin e Crvena Zvezdës: Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht

Behgjet Pacolli, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, ka thënë se i dënon deklaratat e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda.

“Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës”.

“Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t’i japin fund provokimeve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.