Pacolli për vendimin e Supremes: U vendos drejtësia

Pacolli për vendimin e Supremes: U vendos drejtësia

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme e cila refuzoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votat e ardhura nga Serbia, ka thënë se drejtësia u vendos.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota, u hodhën poshtë.

“Drejtësia u vendos. Fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota, u hodhën poshtë”, ka shkruar Pacolli.