Duke e krijuar një standard të ri të komunikimit në publik, me një fushatë e cila është cilësuar si më e mira nga opinionistët e shumtë por edhe publiku në përgjithësi, kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli pak orë para heshtjes zgjedhore e ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një përshëndetja dhe urim për fitore të Plisave, por edhe të tij si kandidat.
Është nder i madh për mua të jem pjesë e këtij manifestimi madhështor me kaq shumë mbeshtetës të zjarrtë. Sonte ne jemi Prishtina!
Posted by Selim Pacolli on Friday, 20 October 2017
Gjatë gjithë kësaj periudhe, Selim Pacolli ka takuar qytetarë të shumtë, por edhe u ka shërbyer qytetarëve në cilësi të shumta. Së pari, duke u shfaqur në rolin e një taksisti, më pas si punëtorë i kompanisë Pastrimi me të cilët ka mbledhur mbeturinat në kryeqytet, e më pas edhe si gazetarë për të marrë mendimet më të sinqerta të qytetarëve për të si kandidat.
Më poshtë është një video përmbledhëse e gjithë aktivitetit të tij elektoral gjatë periudhës një mujore.
Kaluam një muaj të jashtëzakonshëm! Shikoni momentet më të mira në këtë video. Politikani flet, menaxheri vepron. Votoni të dielën për ndryshimin. Selim Pacolli #34
Posted by Selim Pacolli on Friday, 20 October 2017
Selim Pacolli është i vetmi kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës i cili ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale – kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë.