Pacolli premton shtëpi të kulturës në Hajvali

Pacolli premton shtëpi të kulturës në Hajvali

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, ka vizituar shoqërinë kulturore-artistike “Hajvalia”, në Hajvali.

Gjatë kësaj vizite, ai u takua me kryesinë e tyre për t’i parë angazhimet e tyre dhe për t’i dëgjuar kërkesat që mund t’i kenë, njofton Klan Kosova.

Pacolli premtoi se projekti i tyre i parë do të jetë shtëpia e kulturës duke mos i lënë anash aktivitetet e këtij ansambli financiarisht dhe në çfarëdo mënyrë tjetër. Ai tha se edhe nëse nuk zgjidhet kryetar, do të jetë dora e djathë e tyre.