Pacolli publikon bisedën telefonike në mes qytetarit dhe zyrtarit komunal

Pacolli publikon bisedën telefonike në mes qytetarit dhe zyrtarit komunal

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, në të cilën thotë se është telefonatë reale në qendrën e thirrjeve emergjente në Prishtinë.

Në këtë video dëgjohet një qytetar që telefonon komunën e Prishtinës ku paraqet një problem të një rruge e cila është duke ju shkaktuar telashe banorëve të një lagjeje në Prishtinë.

Gjatë kësaj bisede zyrtari nga komuna i cili qëllon të jetë edhe fqinj i ankuesit thotë se komuna nuk mund të bëjë asgjë për këtë problem.

Ai thotë se komuna nuk mund të bëjë asgjë për këtë problem por sipas tij duhet ta bëjë komuna.

“Këtë çështje nuk mund të bëjë asgjë komuna, ujësjellësi e ka për detyrë ata kanë thanë që njëherë duhet të mbetet qashtu dhe pastaj vinë e rregullojnë, por që nuk vinë kurrë”, thotë zyrtari komunal sipas kësaj video.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo video është e vërtetë dhe kryeqytetit i duhet një menaxher i mirë e jo një politikan.

“Telefonatë reale me qendrën e thirrjeve emergjente të komunës së Prishtinës. Pasqyrë e situatës reale në kryeqytet, tashmë 17 vjet. Mjaft me politikanë! Prishtinës i duhet një menaxher”, ka shkruar Pacolli.

https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/videos/431013880634098/