fbpx

Pacolli publikon një lajm të mirë, Kosova në agjendë për anëtarësim në Interpol

Pacolli publikon një lajm të mirë, Kosova në agjendë për anëtarësim në Interpol

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar një “lajm shumë të mirë për vendin”, siç e ka cilësuar ai: “Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol”, transmeton Koha.net.

Më poshtë, postimi i plotë i ministrit Pacolli:

Një lajm shumë i mirë për vendin tonë.

Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol.

Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale.