Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për shkarkimin që iu bë drejtorit të Policisë, Rashit Qajal, duke thënë se nga përvoja që ata kanë, e dinë se ky shkarkim është bërë për të sjellë ndonjë tjetër “të përshtatshëm”, siç thotë ajo, njofton Insajderi.
“Ajo që dimë është se zakonisht edhe LDK-ja edhe PDK-ja, të cilat kanë udhëhequr gjatë një periudhe të gjatë në Kosovë, sa herë bëjnë shkarkime, ato bëjnë që t’i plotësojnë pozitat me persona të tjerë, të cilët u përshtaten më shumë nevojave të tyre. Prandaj ne nuk mund të flasim në detaje pse është shkarkuar pa e ditur arsyen. A është shkarkuar pse nuk ka pasur performancë të Policisë apo është shkarkuar për shkak se dikush ka kërkuar ta shkarkojë? Kush i ka kërkuar kryeministrit Hoti ta shkarkojë? A është ministri i Punëve të Brendshme, apo është dikush tjetër brenda LDK-së. Këtë duhet ta thotë kryeministri”, ka thënë ajo.
Pacolli, gjithashtu tha se nëse shkarkimi i tij është bërë për shkak të performacës, atëherë qeveria duhet të publikojë ndonjë raport në të cilin është bazuar ky konstatim./Insajderi.com.