Pacolli reagon pas arrestimit të këshilltarit të kryeministrit Haradinaj

Pacolli reagon pas arrestimit të këshilltarit të kryeministrit Haradinaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të sotëm të Srdjan Jovanoviç, këshilltar të kryeministrit, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, duke thënë se në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste do të shohim mundësinë e mbylljes së përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi.

Pacolli ka shkruar në Facebook se Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj.

“Arrestimi i sotëm i këshilltarit të kryeministrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë. Ky regjim jo demokratik, i arreston serbet i Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë, i bënë me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së cilës serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftëra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera.

Do t’i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shohim mundësinë e mbylljes së përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit