Pacolli reagon për deklaratën e Daçiqit në lidhje me varret shqiptare

Pacolli reagon për deklaratën e Daçiqit në lidhje me varret shqiptare

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pyeti se “çfarë të bëjnë me serbët që tregojnë për varret nëpër Serbi.

“Çfarë të bëjmë ne me serbët që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj-lloj budallallëqesh të ndryshme duke ju treguar se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ishte deklarata e Daçiqit për TV Happy.

Për deputetin e AKR-së, këto deklarata janë skandaloze, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se “është koha të kemi veprime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe mbështetësve të gjenocidit që janë ulur në qeverinë serbe sot”.

“Daçiç dhe Serbia duhet të përballen me përgjegjësi dhe drejtësinë për krimet më të tmerrshme të kryera kundër shqiptarëve, më të rendat që prej Luftës së Dytë Botërorë në Evropë”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli në Facebook. /Insajderi.com

Janë skandaloze dhe krejtësisht të papranueshme, kërcënimet nga Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, kundër serbëve të…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Samstag, 3. Oktober 2020