fbpx

Pacolli reagon për përplasjen e Thaçit dhe Haradinajt

Pacolli reagon për përplasjen e Thaçit dhe Haradinajt

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka komentuar debatin e  kohëve të fundit mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Zëvendëskryeministri Pacolli i cilësoi deklarimet mes tyre si shprehje e mendimeve të lira, por jo grindje, në një prononcim nga Armenia për Info Magazine.

Ai tha se nuk ka pasur grindje, vetëm kundërshtime në opinione, dhe kjo nuk do të thotë se ka ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

“Nuk besoj se ka pasur grindje, kundërshtime në opinione, mirëpo nuk do të thotë se ka ndonjë mosmarrëveshje mes tyre”.

”Nuk ka grindje mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi. Theksoi Pacolli.

Pacolli po ashtu theksoi  se Thaçi dhe Haradinaj i kanë bindjet e veta, ndërsa ai si Ministër i Jashtëm e ka për detyrë të veprojë dhe të punojë në veprime të harmonizuara mes gjithë faktorit politikë në Kosovë.

“Ata kanë bindjet e veta, ndërsa unë si Ministër i Jashtëm kam për detyrë të veproj, të punoj në veprime të harmonizuara mes gjithë faktorit politik në Kosovë”.

“Jam diplomat i Kosovës dhe si diplomat duhet të veproj”.

“Nuk është detyrë e imja të transmetojë ndonjë veprim që nuk është i harmonizuar nga faktori politik në Kosovë”. Ka shtuar Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli tha po ashtu se ne jemi shtet demokratik, dhe secili ka të drejtë të japë mendimin e vetë. Mendimi politik është i hapur. Është mirë që qytetarët e Kosovës e kuptojnë debatin dhe mendimet e lira. Ai po ashtu tha se rreth çështjeve të kufijve shoh se do të arrihet harmonizim i qëndrimeve.

”Jemi shtet demokratik, secili ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Mendimi politik është i hapur, në fund të ditës i harmonizojmë qëndrimet tona dhe arrihet një zgjidhje”.

”Këtë e quaj ‘debat të brendshëm politik në Kosovë’. Është mirë që qytetarët e Kosovës e kuptojnë debatin dhe mendimet e lira”.

”Rreth çështjeve të kufijve shoh se do të arrihet harmonizim i qëndrimeve”. Shtoi zëvëndëskryeministri Pacolli.