Pacolli shkon në Vatikan, pritet të takohet me Papa Françeskun

Pacolli shkon në Vatikan, pritet të takohet me Papa Françeskun

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,sot po qëndron në Vatikan.

Ministri Pacolli, gjatë ditës do të pritet në audience private nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Pacolli pritet të informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.