Pacolli shpërndan fotografinë e Arjan Shalës, ku shihet për herë të fundit para se të vdiste

Pacolli shpërndan fotografinë e Arjan Shalës, ku shihet për herë të fundit para se të vdiste

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi të fundit ku shihet 32 vjeçari, Arjan Sala, para se të vdiste, njofton Insajderi.

Të premten më 26 mars 2021, Arjan Sala, është gjetur pa shenja jete në katin e parë të një magazine në periferi të Tiranës, pas shpërthimit të një zjarri.

Ai punonte si shef i rojeve të sigurimit në atë magazinë prej pesë vitesh dhe humbi jetën duke shpëtuar 25 kolegët e tij pasi u përhap një zjarr nga mbrenda.

“Fotografia e fundit e heroit Arjan Sala në ambientet e magazinës ku ra zjarri që fatkeqësisht i mori jetën 32 vjeçarit”, tha Pacolli.

Ai u shpreh duke e cilësuar Arjanin hero, të cilin nuk duhet harruar. “Lavdi”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com