fbpx

Pacolli: Do ta mbyllim AKP-në, buxheti i shtetit deri në 6 miliardë

Pacolli: Do ta mbyllim AKP-në, buxheti i shtetit deri në 6 miliardë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka premtuar sot në Gjilan se buxheti i Kosovës me qeverisjen e koalicionit LDK-AKR-Nisma do të trefishohet deri në 6 miliardë euro.

Pacolli gjatë një takimi që pati sot me të rinjtë në Gjilan ka folur edhe për krijimin e një tregu të përbashkët me të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka thënë se një treg i tillë do ishte i  i leverdishëm për secilin investitor.

“Bashkimi kombëtar duhet të fillojë nga ekonomia, duhet të lirohemi nga taksat e doganimet , t`i kemi ligjet fiskale të njëjta me Shqipërinë”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.

Pacolli ka treguar se e urren AKP-në , dhe se këtë agjenci do ta mbyllim për të i ruajtur pasurinë që ka mbetur.

“Unë personalisht vetëm kam blerë nga  dora e tretë, dhe asnjë se kam blerë nga AKP. E urrej këtë Agjencion, Këtë AKP do ta mbyllim dhe do t`i ruajmë ato pasuri që kanë mbetur”, ka shtuar ai./Insajderi.com