Pacolli takon ambasadoren e Francës në Kosovë – Flasin për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Pacolli takon ambasadoren e Francës në Kosovë – Flasin për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel.

Pacolli e njoftoi ambasadoren e re për të arriturat e Kosovës dhe proceset aktuale politike.

Ai shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, shkruan Insajderi.

 

Gjatë takimit, Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Kosovës, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

 

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Emmanuel Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese.