Pacolli takon këshilltarin e Trumpit

Pacolli takon këshilltarin e Trumpit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, së bashku me Ministra të Jashtëm nga shtetet fqinje dhe ato të rajonit, është takuar sot me gjeneralin H.R. McMaster, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Takimi i përbashkët i Ministrave të Punëve të Jashtëm u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa u diskutuan zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor, zotimet e shteteve respektive për bashkëpunim të mëtejmë si dhe nevoja për rritjen e rolit, përkushtimit dhe prezencës së ShBA-së në rajon, bën të ditur një njoftim nga MPJ.

Veç takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit amerikan, Pacolli zhvilloi takime të ndara edhe me Molly Montgomery, Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi, si dhe Brad Berkley, Drejtor për Çështje Evropiane për vendet e Baltikut, Ballkan, Evropë Qëndore dhe Detin e Zi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, institucion ky kryesor i politikëbërjes në Shtëpinë e Bardhë