Pacolli: Do të bëjë gjithçka për të mbështetur Hotin

Pacolli: Do të bëjë gjithçka për të mbështetur Hotin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli së bashku me partnerët e koalicionit kanë mbajtur një tubim elektoral në Mitrovicë.

Pacolli nga Mitrovica ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kandidatin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

“Nga këtu fuqishëm deklaroj se do të bëj çdo gjë që është në limitin e mundësive të mia për ta mbështetur z.Hoti drejtë udhëheqjes së qeverisë së ardhshme, duke qenë i bindur se kjo do të jetë qeveria më korrekte, e cila do të punojë për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Më tutje Pacolli ka thënë se programi i këtij koalicionit është më mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.

“Programi i qeverisë së ardhshme të Kosovës në krye me ekspertët tanë dhe kryeministrin Avdullah Hoti, do të jetë program që krijon jetë më të mirë për qytetarët dhe që krijon vende të punës e perspektivë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Pacolli./Insajderi.com