Presidenti i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se “të mos flitet tani për postin e presidentit”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se “Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë”.
Ndër tjerash i pari i AKR-së, theksoi “liderët partiakë duhet të lënë anash interesat personale e të kontribojnë për vendin”.
“Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politikë njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli. /Insajderi.com
Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë … Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin!…
Gepostet von Behgjet Pacolli am Sonntag, 11. Oktober 2020