Pacolli thotë se Driton Selmanaj duhet t’i kërkojë falje Bogujevcit

Pacolli thotë se Driton Selmanaj duhet t’i kërkojë falje Bogujevcit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka këshilluar zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, që t’i kërkojë falje deputetes, Saranda Bogujevci.

Selmanaj në një paraqitje televizive ka thënë se “jemi lodhur me këto gjera”, duke iu referuar rastit të familjes Bogujevci, por të premten zëvendësi i Avdullah Hotit, tha se “deklarata e tij është keqkuptuar”.

Përkundër kësaj Pacolli tha se një kërkim falje do të ishte gjëja më e duhur në këtë situatë.

“Asnjëherë nuk mund të flasim mjaftë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Asnjëherë nuk mund t’i heshtim ata që kanë përjetuar më të keqen. Ne gjithmonë duhet të jemi aty për ta. Nuk të bën as keq të kërkosh falje kur lëndon dikë edhe nëse je i bindur se je keqkuptuar. Saranda është një pjesë e historisë së Kosovës që nuk do të duhej të harrohet kurrë”, ka shkruar deputeti i Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com