Pacolli thotë se Kosova nuk do të bisedojë me Serbinë kurrë për këtë çështje

Pacolli thotë se Kosova nuk do të bisedojë me Serbinë kurrë për këtë çështje

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se Kosova nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për një mundësi të shkëmbimit të territoreve.

Përmes një shkrimi në Twitter, Pacolli ka thënë se të dyja shtetet duhet të flasin për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

“Kosova nuk ka biseduar dhe nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për shkëmbim të territoreve apo për ide ndarjeje që mbeten në mendjet e politikanëve në Beograd që nga vitet e 1990-ta”, ka shkruar Pacolli në Tëitter.

“Ejani në tryezë dhe të bisedojmë për marrëveshjen e detyrueshme ligjore për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, tha ai.