Pacolli thotë se LDK e AKR kanë lidhur “koalicionin e shpresës”

Pacolli thotë se LDK e AKR kanë lidhur “koalicionin e shpresës”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, që rreth gjysmë orë më herët nënshkroi marrëveshje koalicioni parazgjedhor me LDK-në, ka thënë se sot ka lindur “koalicioni i shpresës për Kosovën”.

“Marrëveshja jonë është lidhur në funksion të së ardhmes së fëmijëve të Kosovës. E ardhmja evropiane do të jetë e sigurtë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

AKR do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit së bashku me LDK-në dhe Alternativën, që  më herët gjatë ditës kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni./Insajderi.com