Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy adoleshentëve kosovarë në Gjermani, të martën.
Një 17 vjeçar e 13 vjeçar u goditën nga treni, i cili nuk arriti të frenonte, njofton Insajderi.
Pacolli e ka cilësuar rastin si ‘tragjedi jashtëzakonisht e rëndë’.
“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, ka thënë ai. /Insajderi.com
Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga…
Gepostet von Behgjet Pacolli am Dienstag, 13. Oktober 2020