Pacolli tregon deri kur do të mbetet në fuqi taksa ndaj Serbisë

Pacolli tregon deri kur do të mbetet në fuqi taksa ndaj Serbisë

Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, nuk e ka ndërmen të tërhiqet.

Të paktën kështu po thonë krerët më të lartë institucionalë.

Së fundi zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar në facebook se kjo taksë do të mbetet derisa Serbia vazhdon ta urrejë Kosovën, transmeton Insajderi.

“Në mbështetje të vendimit të Qeverisë për masat derisa Serbia vazhdon të urrejë Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Pacolli.

Në një linjë me Pacollin është edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai edhe sot është zotuar se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk do të tërhiqet. /Insajderi.com