Pacolli tregon qënderimin e Kosova për sulmet në Siri

Pacolli tregon qënderimin e Kosova për sulmet në Siri

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka shkruar treguar qëndrimin e Kosova karshi sulmi në Siri.

Pacolli ka shkruar në Twitter se Kosova përkrah sulmet e ShBA-ve, Britanisë e Francës ndaj objekteve dhe kapaciteteve të armëve kimike të regjimit sirian.

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm”, shkroi Pacolli.

Më heret edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova përkrah sulmin ndaj Assad-it.
ShBA, Britania dhe Franca nisën sot sulmet ndaj regjimit të Bashar al Assad-it në Siri, pasi thanë se kanë të dhëna të përdorimit të armëve kimike prej tij.