Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook, se Sudani është duke konsideruar njohjen ndaj Kosovës.
“Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkëlqësinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli gjatë vizitës që është duke e bërë në Neë York, ka thënë paralajmëruar se Kosova do të njihet edhe nga disa shtete të tjera.