Pacolli ultimatum 10 ditësh LDK-së dhe Vetëvendosjes

Pacolli ultimatum 10 ditësh LDK-së dhe Vetëvendosjes

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë një intervistë në televizionin publik që do të transmetohet sonte në mbrëmje i ka dhënë ultimatum Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën është në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.

Aktualisht PAN bashkë me Lista Srpska dhe pakicat, në njërën anë, dhe LAA dhe Vetëvendosje, në anën tjetër, kanë numër të barabartë të votave, 60 me 60. Kjo është bërë e qartë kur PAN ka kërkuar në seancën e 3 gushtit shtyrjen e seancës për konsultime shtesë.

PAN në vazhdimësi ka kërkuar mbështetjen e ndonjë deputeti të AKR’së që t’ua bëjë numrat.

Por deri më tani në ndihmë u ka dalë vetëm deputetja e LDK’së Teuta Rugova e cila ka ngritur dorën pro PAN’it në Kuvend.

Por, si duket tani ka gjasa të lëviz dhe kreu i AKR’së Behgjet Pacolli, i cili në një intervistë në RTK për gazetarin Ridvan Berisha, i ka dhënë ultimatum Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes që të tregojnë përfundimisht nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.

Pacolli e ka bërë të qartë se nëse LDK dhe Vetëvendosje nuk e bëjnë të qartë se i kanë numrat vendi nuk do të vazhdojë të mbetet në bllokadë dhe se ai do t’i bashkohet PAN’it për formimin e institucioneve. /GazetaExpress/