Pacolli: Vdekja e punëtorëve në vendin e punës po shndërrohet në përditshmëri

Pacolli: Vdekja e punëtorëve në vendin e punës po shndërrohet në përditshmëri

Lidhur me vdekjen e 28 vjecarit Visar Behrami gjatw punimeve nw hotel Adriatikun nw Mitrovicw, ka reaguar edhe zwvendwskryeministri Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se vdekja e punëtorëve në vendin e punës është shndërruar në përditshmëri.

“I dhimbshëm dhe trishtues lajmi tragjik për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia na është shndërruar në përditshmëri! Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rinj. I ftoj institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti”, ka shkruajtur Pacolli.

Mbrëmë rreth orës 00:10 është gjetur trupi i pajetë i Visar Behramit, të cilin e kishin zënë rrrënojat e ish-holetit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.