Pacolli viziton fabrikën e tij me 120 punëtorë, premton hapjen e “shumë fabrikave si kjo”

Pacolli viziton fabrikën e tij me 120 punëtorë, premton hapjen e “shumë fabrikave si kjo”

Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për Kryeministër Avdullah Hoti dhe Kryeministri Isa  Mustafa, kanë vizituar sot gjatë ditës Fabrikën IMK (Industria Metalike e Kosovës) në Ferizaj, investim ky i kryetarit të AKR-së.

Kjo fabrikë e cila përdorë teknologji moderne, posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë dhe në stafin e saj numëron  qindra punëtorë.

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj Fabrike, Presidenti Pacolli tha se një nga synimet kryesore të koalicionit është ngritja e shumë fabrikave të tjera.

“Tendenca është hapja e shumë Fabrikave të tjera, me këtë lloj avancimi në ekonominë vendore, do të krijojmë kushte për hapjen e fabrikave gjigante dhe të rrisim numrin e të punësuarve”, ka shtuar më tej Pacolli.

Kjo fabrikë ka të regjistruar 120 punëtorë, sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (IRBK).  /Insajderi.com