Pacolli zbulon telefonatën ku iu kërkua të qëndrojë në LAA: Më bëri me qesh

Pacolli zbulon telefonatën ku iu kërkua të qëndrojë në LAA: Më bëri me qesh

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku sipas tij, kërkesat për ta sakrifikuar veten e për ta vendosur Kosovën përpara në favor të qytetarëve të saj, është keqkuptuar.

“Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të ‘sakrifikojnë’ nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash)”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, kjo kërkesë e tij është keqkuptuar, e siç thotë ai, nuk është luhatje e pozicionit të tij, por e mirë për vendin.

“Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qëllime specifike”.

“Dikush madje më telefonoi dhe më tha  ‘qëndro me ne se e kemi me ta lartësu BURRERINË’. Më bëri me qesh. Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri (nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete”.

“E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet për lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë për respekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin”, ka përfunduar Pacolli./Insajderi.com