Paditet kryetari i Komisionit Zgjedhor në Maqedoni – akuzohet se punoi për një parti

Paditet kryetari i Komisionit Zgjedhor në Maqedoni – akuzohet se punoi për një parti

Në konferencën e sotme për shtyp në shtabin qendror të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev akuzoi kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski pasi që, siç tha ai, KSHZ-ja është vendosur në shërbim të LSDM-së, ndërsa Çiçakovski është bashëpunëtor në këto zgjedhje kriminale të mbajtura ditën e diel.

Danev tha se madje edhe OSBE-ODIHR ka vërtetuar mospërputhje në 922 vendvotime ndvmjet numrit të personave të cilët janë të evidentuar se kanë votuar dhe numrin e fletëvotimeve të numëruara në kutitë e votimit dhe kjo tregon se ka pasur mbushje të kutive me fletëvotime paraprakisht të rrethuara me emrat e kadidatëve të LSDM-së.

“VMRO-DPMNE do të ngrejë padi penale kundër Aleksandar Çiçakovskit, Kryetar i KSHZ-së për vepër të kryer penale ‘keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 të Kodit penal. Pra, Çiçakovski gjatë rrethit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale 2017 ka kryer shkelje të rëndë të ligjit me paramendim, i ka tejkaluar autorizimet e pozitës zyrtare dhe ka krijuar dobi për LSDM-në”, tha Danev.