Paditet Ministria dhe ZRrE-ja për lejet e KELKOS-it

Paditet Ministria dhe ZRrE-ja për lejet e KELKOS-it

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka dërguar sot në gjykatë rastin e saj të parë – një rast i cili ka të bëjë me të drejtën e qytetarëve në ambient të pastër dhe të shëndetshëm, njofton Insajderi.

Nw njoftimin e kwsaj qendre thuhet se ky institucion i trajton rastet e shkeljeve të institucioneve publike të cilat dëmtojnë shumë qytetarë dhe nëpërmjet padive dhe mjeteve të tjera juridike synojnw t’i rregullojnw ato shkelje, dhe në të njëjtën kohë të ngrisin vetëdijen qytetare për probleme të caktuara në sistemin tonë”.

Shpresa Loshaj, nga OJQ Pishtarët, tha se “sot është një ditë e re për demokracinë në Kosovë, pas vendimeve që i morën Ministria e Mjedisit dhe ZRE, duke lëshuar leje mjedisore, komplet në errësirë. Qendra gjyqësore për rastet strategjike, do të merret me padi individuale kundër institucioneve, me qëllim që të ngritët vetëdija. Por gjithashtu që të ndryshohen gabimet e bëra në shumë fusha dhe ka tendencë që ta nxisë vëmendjen gjithë qytetare për probleme të ndryshme”.

Loshaj tutje shtoi se: “Po them se është ditë e re për demokracinë, sepse Gjykata ka shanse për me e anuluar këtë vendim dhe me kthyer Kosovën në një rrugë ligjore. Me këto vendime Ministria dhe ZRE e kanë qu Kosovën, një shkallë më poshtë kundër ç ‘bërjes. Nuk e di ku po duam me shkuar, më shumë deri në humnerë. Për lejen ujore, e kanë mbajtur krejt procesin fshehtë. Ne jemi interesu gjithmonë, kemi kontaktuar dhe është dashtë me ligj me qenë pjesë e procesit”.

Loshaj theksoi se për lejet ujore të dhëna kompanisë KELKOS kishin kuptuar nga media.

“Ne kemi mësuar për leje ujore, në televizion kur jemi taku me drejtorin e ujërave. Aty e kemi pa për herë të parë me 19 nëntor, por leja ujore është lëshuar me 3 dhe 4 nëntor. Komplet errësirë, leja mjedisore shkon e njejta, kur kalojmë te mjedisi. Me ardhur në Deçan, nuk është vështirë me pa se është katastrofë, është tragjedi. Sipas Ministrisë së mjedisit, ajo është në rregull dhe KELKOS i plotëson të gjitha kushtet. Është e papranueshme që Ministria e mjedisit nuk kërkon nga KELKOS që të bëjë rehabilitimin, asgjë më shumë, rehabilito atë që e ke prishë, po fillojmë me procese ligjore dhe mundemi me operuar”, tha Loshaj.

Në njoftim tutje thuhet se në bazë të provave të siguruara nga paditëset OJQ Pishtarët dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe nga qytetaret e Deçanit, ne kemi gjetur se procesi i lëshimit të këtyre lejeve është karakterizuar me një numër të shkeljeve ligjore.

Kështu, ne kemi gjetur se:

(1) gjatë procesit të lëshimit të lejeve, qytetarëve të Deçanit u është shkelur e drejta e tyre themelore e garantuar me Kushtetutë, u është mohuar e drejta për të marrë pjesë në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin ku jetojnë.

Pra, zhvillimi i një projekti kaq të madh si ndërtimi i Kaskadës së Hidrocentraleve në Deçan, me pasoja shumë të rënda në jetën e qytetarëve që jetojnë aty, është mbajtur pa zhvilluar debat publik siç kërkohet nga ligji:

(2) Gjithashtu, ne kemi gjetur se procesi i lëshimit të këtyre lejeve ka qenë jo-transparent dhe se është vërtetuar gjendja e gabuar faktike gjatë lëshimit të vendimeve. Përkatësisht, nga provat që kemi siguruar, kompania Kelkos Energy Sh.p.k. nuk e ka bërë rehabilitimin e ambientit ashtu siç kërkohet nga ligji dhe ka degraduar mjedisin.

Prandaj, mbi këtë bazë, ne kemi kërkuar nga gjykata Anulimin të gjitha këtyre vendimeve për leje dhe licenca, si dhe kemi kërkuar Shtyrjen e Ekzekutimit të këtyre vendimeve derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e tërë procesit”./Insajderi.com