Paga mbi dy mijë euro dhe të punësuar në kohën e teposhtezës së madhe të Telekomit

Paga mbi dy mijë euro dhe të punësuar në kohën e teposhtezës së madhe të Telekomit

Dy zëvendësdrejtorë të Telekomit të Kosovës, janë rrahur mbrëmë gjatë ndejës së fundvitit, njëri prej tyre madje ka përfunduar i plagosur. Arsim Ramadani e Shaban Ramaj, si zëvendësdrejtor të punësuar në kohën kur Telekomi ishte drejt falimentimit, marrin paga të larta në këtë ndërmarrje.

Ndeja e fundvitit e Telekomit të Kosovës, që është mbajtur mbrëmë ka përfunduar me plagosjen e Shaban Ramajt.

Sipas KTV-së Ramaj, është përplasur me Arsim Ramadanin i cili po ashtu është i punësuar në Telekomin e Kosoëvës. Sipas policisë Shaban Ramaj është vetëplagosur ndërsa arma ka qenë e Berat Gashit, i cili është ndaluar për 48 orë.

Të dy këta zyrtarë marrin paga marramendëse nga Ndëmarrja Publike Telekomi.

Shaban Ramaj merr pahën prej 2,250.83 euro në muaj kurse Arsim Ramadani  2,250.83 euro, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda policisë se Shaban Ramaj, është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominal në stomak. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor dhe se gjendja e tij është stabile, shkruan Insajderi.

Ramaj pas intervistimit nga policia ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht – vetëplagosur. Ai ka deklaruar se armën e ka marrë nga shoku i tij që në këtë rast është marrë nga policia si i dyshuar Berat Gashi. Armën e modelit XDM, Gashi e ka pasur me leje, por pas rastit është konfiskuar nga policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit Berat Gashi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikimit të përgjithshëm dhe posedim i paautorizuar i armës.

Detaje të rrahjes mes shefave të Telekomit – Fjalosje, rrahje e vetëplagosje