Paga që do të marrin dy ministrat e emëruar dje nga Haradinaj, një vit pas mandatit

Paga që do të marrin dy ministrat e emëruar dje nga Haradinaj, një vit pas mandatit

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar një ministre dhe një ministër në rinj.

Ai ka emëruar Magbule Shkodrën ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal dhe Lulzim Rafunën si ministër të Financave.

Për këtë çështje, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se këto vendime të Haradinajt janë pa kurrfarë legjitimiteti politik.

Cakolli ka thënë se Shkodrës dhe Rafunës u është mundësuar që të marrin 70% të pagës, edhe një vit pas muajit të fundit të mandatit të tyre, ndonëse mandati i tyre mund të jetë maksimalisht disa javor.

“Përderisa LVV – LDK ende vazhdojnë të jenë të barrikaduara në qëndrimet e tyre për arritjen e koalicionit dhe formimin e Qeverisë, kryeministri në dorëheqje vazhdon të marrë vendime që kanë implikime buxhetore përtej periudhës sa ai do të jetë në këtë pozitë”.

“Vendimet e fundit për emërimin e ministrave të rinj, përveç se pa kurrfarë legjitimiteti politik, do t’ua mundësojë këtyre të fundit që të marrin 70% të pagës, edhe një vit pas muajit të fundit të mandatit të tyre, ndonëse mandati i tyre mund të jetë maksimalisht disajavor”, ka shkruar ai në Facebook.