Të ardhurat e mjekëve në Zvicër janë dukshëm më të larta sesa parashikimet e mëparshme. Një studim i porositur nga BAG tregon se specialistët mjekësor" />

Pagat e mjekëve në Zvicër arrijnë deri në 600 mijë franga

Pagat e mjekëve në Zvicër arrijnë deri në 600 mijë franga

Të ardhurat e mjekëve në Zvicër janë dukshëm më të larta sesa parashikimet e mëparshme. Një studim i porositur nga BAG tregon se specialistët mjekësorë të vetëpunësuar kanë të ardhura mesatare prej 257,000 franga. Në disa fusha më të larta të specializimit të ardhurat shkojnë mbi 600,000 franga.

Të ardhurat mesatare më të larta arrihen në neurokirurgji (697,000 franga) dhe gastroenterologji (627,000 franga). Të ardhurat mesatare do të thotë se gjysma e grupit të përmendur arrin të ardhura më të ulta dhe gjysma tjetër ka të ardhura më të larta.

Për mjekët e kujdesit parësor, të ardhurat mesatare janë 237,000 franga. Të ardhurat më të ulëta regjistrohen në fushën e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve (183,000 franga) dhe psikiatrisë dhe psikoterapisë (195,000 franga)

Studimi gjithashtu tregon se profesionistet mjekësore gra fitojnë sistematikisht më pak se burrat. Hendeku i të ardhurave është 29 për qind, thotë studimi i BAG.

Studimi bazohet në të ardhurat që i nënshtrohen AHV-së për vitet 2009-2014