Pagat, shtesat dhe kompenzimet që marrin administrata e SHSKUK-së

Pagat, shtesat dhe kompenzimet që marrin administrata e SHSKUK-së

Ndërkohë që mjekët specialistë në SHSKUK-së ka më shumë se një muaj që janë futur në grevë për shkak se po kërkojnë rritje të rrogave, e të njëjtën gjë po e bëjnë edhe infermierët me të njëjtat kërkesa, një problem të tillë duket se nuk e ka administrata e SHSKUK-së

Në një dokument të siguruar nga Indeksonline po del se punëtorët e administratës në këtë qendër marrin paga të majme nga buxheti i shtetit.

Në listën e pagave të muajit Dhjetor 2018 punëtorët e administratës marrin rroga prej afër 1000 euro në muaj .

Në këtë dokument figurojnë edhe shtesa apo kompenzime deri 1000 euro në muaj.

Në listën e punëtorëve të administratës figurojnë edhe shtesa si kujdestari ndërkohë që administrata orarin e ka fiks dhe kujdestari bëjnë mjekët e infermierët, por jo edhe punëtorët e administratës.

Në listat e siguruara nga Indeksonline, zyrtari me pozitën H-Executive ka marrë kompenzim në vlerë prej 988 euro e që rroga mujore bruto i ka dalë në shumën prej 1647 euro në muaj.
Për pozitën H-Officer head zyrtari i administratës së SHSKUK-së ka marrë kompenzim 754 euro e ku rroga bruto i ka dalë 1526 euro.
Në këto lista figurojnë edhe pagesat e auditorëve të brendshëm, ku pagesat e tyre shkojnë mbi 1000 euro.
Më poshtë është lista e disa prej këtyre pagesave:

Indeksonline ka shkuar në administratën e qendrës spitalore për të kërkuar sqarime rreth këtyre pagesave. Zyrtarët e administratës thonë se të gjitha këto pagesa janë në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi ndërsa për pagesat ku shkruan “Kompenzim” ata thonë se ka pasur punëtor të rinj që kanë filluar punën dhe për dy muaj nuk kanë mundur të futen në listën e pagave dhe për këtë arsye u ka dalë rrogat në mënyrë retroaktive. Zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu i pyetur rreth këtyre pagesa në SHSKUK është përgjigjur me shkrim.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK, ju njofton se të gjitha pagesat e stafit të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, bëhen konform legjislacionit në fuqi. Poashtu, koficientët e pagave janë të rregulluar në nivel të Ministrisë së Administratës Publike. Sipas legjislacionit në fuqi, secili i punësuar paguhet për orët shtesë, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf tjetër mbështetës teknik administrativ. Në rastet kur punëtorët kanë punuar jashtë orarit të punës, me kërkesë të institucionit, atëherë institucioni obligohet të paguaj orët shtesë. Në listat e pagave të muajit dhjetor, disa të punësuar kanë marrë dy paga, nëntor- dhjetor, për shkak se kanë qenë punëtorë të ri dhe nuk kanë hyrë në listë pagave dhe nuk kanë marrë pagat e nëntorit edhe pse kanë punuar. Gjithçka ka qenë ligjore dhe arsyetuar edhe në thesarë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Mirpo në listën e këtyre pagave vet zëdhënësi i SHSKUK-së figuron se e merr rrogën si mjek specialist.

Të pyetur për këtë, zyrtarët e financave thonë se zëdhënësi i SHSKUK-së e ka koeficientin e pagës sa të një mjeku specialist dhe për këtë arsye edhe figuron në listë i tillë.