Pagesat ditore që marrin numëruesit dhe komisionerët nga KQZ-ja

Pagesat ditore që marrin numëruesit dhe komisionerët nga KQZ-ja

Ata që kanë bartur materialin zgjedhor, numëruesit e votave dhe komisionerët paguhen nga KQZ-ja me shuma të caktuara.

22 euro në ditë paguhen numëruesit e votave në Qendrën e Numërimit të Votave. Në QNR janë rreth 700 persona që punojnë për numërimin e votave. Një pjesë e tyre paguhet 22 euro në ditë, ndërkaq një pjesë tjetër 25 euro në ditë.

Të gjithë numëruesit kanë kontratë me Komisionin Qendror të Zjgedhjeve deri në nëntor.

Sipas kontratës 26.5 euro në ditë është paguar menaxheri i qendrës së votimit, 33.5 euro është paguar zyrtari që e dërgon rezultatin nga Qendra e Votimit në KQZ.

Ndërkaq, 30 euro janë paguar anëtarët e vendvotimet; 18 euro zyrtarët e tavolinave ndihmëse; 16 euro asistentët në qendrat e votimeve; 22.5 euro anëtarët rezervë të këshillit të vendvotimit. Nga 15.5 euro janë paguar pronarët e kombi-busit për transportin e materialit zgjedhor. Ndërsa, nga 15 euro në ditë është paguar çdo punëtorë fizik për ngarkimin dhe shkarkimin e këtij materiali.