Paguhet për ngritjen e transparencës, por zëdhënësi i Komunës së Skenderajt merret me aktivitet patetik në Facebook

Paguhet për ngritjen e transparencës, por zëdhënësi i Komunës së Skenderajt merret me aktivitet patetik në Facebook

Aktiviteti i zëdhënësit të Komunës së Skenderajt, Ramiz Shalës, në rrjetin social Facebook, ngjason pak me rolin që do duhej ta kryente një shërbyes publik që detyrë kryesore ka informimin e qytetarëve dhe rritjen e transparencës.

Së fundmi, Shala ka vazhduar të merret me disa thënie patetike që postohen në rrjetin social Facebook.

Të hënën, Shala ka shpërndarë një fotografi të Bekim Jasharit, kryetarit të Komunës së Skenderajt, të shoqëruar me një dhënie patetike.

“Thuaj çfarë të duash kundër meje, meqë heshtja ime ndaj idiotit në të vërtetë është një përgjigje. Jo ngaqë mua më mungon përgjigja, por nuk i takon luanit t’u përgjigjet qejve”, shkruhej në këtë fotografi.