Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se kauza politike e opozitës ka degraduar.
Ai ka theksuar se qasja e opozitës është duke dëmtuar thellë interesat e vendit. Pajaziti ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan ‘Epoka e Re’.
Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen vetëm në afatin e rregullt kushtetues katërvjeçar.
Pajaziti e ka komentuar edhe deklaratën e Albin Kurtit për luftë të mundshme me Malin e Zi, për të cilën ka thënë se deklaratat e tilla e fusin Kosovën në një qorrsokak, i cili mund të sjellë pasoja afatgjata.
Pajaziti ka bërë me dije se PDK-ja është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.