Familjet Tahiri dhe Habiaj, janë pajtuar për shkak se bijtë e tyre janë shtënë me armë, të martë në Mitrovicë.
Ato familje menjëherë ia shtrinë dorën njëra tjetrës.
“Të nderuar qytetarë të Mitrovicës. Familja Tahiri kërkon falje për shqetësimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në lagjen Shipol të qytetit të Mitrovicës”.
“Sot Familja Tahiri për hatër të Zotit, familjes, shoqërisë, të gjitha institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, e shtruam dorën e pajtimit me familjen Habibaj. Kërkojmë nga mediat që të mos ekzagjerohen situatat e tilla”, ka shkruar Xhevdet Tahiri.
Të martën rreth orës 22:00 kishte të shtëna me armë, por jo edhe të lënduar. /Insajderi.com