Lufta kundër COVID-19, maskat mbeten obligative

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar se maskat të mbahen nga qytetarët pasi virusi është kudo.

Lufta kundër COVID-19, maskat mbeten obligative

Të dielën Kosova shënoi një ditë tjetër në të cilën rastet e të shëruarve me COVID-19 tejkalon numrin e të infektuarve.

118 raste pozitiv me coronavirus dhe 157 të shëruar ishte bilanci ditor, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Këto statistika kanë ardhur pas një kohe shumë të vështirë që kalonte vendi, pasi çdo ditë raportoheshin mbi 200 raste pozitiv dhe numri i të shëruarve ishte shumë i vogël.

Përkundër kësaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deklaron se rreziku nuk ka kaluar pasi virusi është kudo.

MASKAT JANË OBLIGATIVE, është thirrja e vazhdueshme e IKShPK-së.

Policia e Kosovës po ndëshkon me gjoba qytetarët të cilët nuk po e mbajnë maskën, forcat e rendit janë prezente në të gjitha qytetet e Kosovës me qëllim që udhëzimet shëndetësore të IKShPK-së të zbatohen. /Insajderi.com/