Pako për Rimëkëmbje Ekonomike, flet Arben Gashi

Pako për Rimëkëmbje Ekonomike, flet Arben Gashi

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi të hënën se janë duke punuar që të kalohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ai tha se LDK po bashkëpunon me partnerët e koalicionit që kjo dispozitë ligjore që lejon fondin për Rimëkëmbjen Ekonomike të kalohet, njofton Insajderi.

“Jemi duke punuar për kalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Presim lajme pozitive ditëve në vazhdim”, ka thënë Gashi për Blic.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është miratuar në lexim të parë pas gjashtë dështimeve radhazi.

Ky projektligj përmban edhe mundësinë që qytetarët të tërheqin 10% të trustit pensional. /Insajderi.com