Pal Hiseni nuk kishte asnjë problem me nxënësit – flet drejtori i gjimnazit

Pal Hiseni nuk kishte asnjë problem me nxënësit – flet drejtori i gjimnazit

Për zhdukjen e djeshme të nxënësit 15-vjeçar nga Gjakova, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me drejtorin e gjimnazit “Hajrad Dushi”, ku ai ishte nxënës.

Bedri Cahani – drejtori i gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ka thënë për Insajderin se nxënësi i zhdukur Pal Hiseni nuk ka pasur asnjë problem me nxënësi, por ka qenë shumë i dashur për të gjithë.

“Ky ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm i cili është i regjistruar në klasën e 10-të. Asnjëherë nuk kemi pasur kurrfarë vërejtje apo as më të voglin problem me të. Përkundrazi, ka qenë shumë i dashur me nxënës dhe me të gjithë”, ka thënë për Insajderin drejtori i gjimnazit.

Ai ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me policinë për këtë rast.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me policinë dhe në të gjitha pistat jemi duke hulumtuar”, ka thënë ai.

Për më tepër, 15vjeçari Pal Hiseni është zhdukur dje në mesditë në qytetin e Gjakovës pasi kishte dalë prej një qebaptores.

Siç ka rrëfyer për Insajderin babai i tij, Nik Hiseni, rreth orës 12:30 minuta djali i tij ka dalë prej qebaptores, dhe më nuk është parë./Insajderi.com