Pal Lekaj: Deçani e Junikun e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues

Pal Lekaj: Deçani e Junikun e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Pal Lekaj ka thënë se të gjithë në Deçan e Junik e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues AAK – PSD.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se tash është koha që qytetarët të rreshtohen përseri krah kryeministrit Haradinaj, i cili edhe 20 vjet pas çlirimit e mbrojti dhe do të vazhdoj ta mbroj shtetin e Kosovës nga ndarja e të këqijat tjeta që i kanosen.

Ky është postimi i tij i plotë:

Deçani dhe Juniku veçse qeverisen nga 100% Kosovë. Prandaj, qytetarët e kësaj do të votojnë për jetësimin e këtij programi edhe në nivel vendi.

Dukagjini, me në krye familjen Haradinaj, sakrifikoi për lirinë e vendit, ndërsa tash është koha të rreshtohen përseri krah kryeministrit Haradinaj, i cili edhe 20 vjet pas çlirimit e mbrojti e do të vazhdoj ta mbroj shtetin e Kosovës nga ndarja e të këqijat tjeta që i kanosen.

Të gjithë në Deçan e Junik e kanë në mendje 119, numrin e koalicionit fitues AAK – PSD.

Numri im është 7⃣.