![Pal Lekajt i vendoset dënimi 18 muaj burgim me kusht](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/Pal-Lekaj-790x450-650x358-1-730x440.png)
Pal Lekajit i është vendosur dënimi 18 muaj burgim me kusht, përcjell Insajderi.
Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore e Gjakovës mbi akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bëhet fjalë për keqpërdorim të buxhetit me vlerë prej 69.000 euro.
Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke keqpërdorur detyrën në cilësinë e personave zyrtarë,
Lekaj si kryetar i Gjakovës, ndërsa Isufi si Drejtor i për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.
Dënimi i dhënë nga Gjykata për Lekajn do të ekzekutohet në rast se kryen ndonjë vepër tjetër panele brena periudhës për të cilën është i dënuar me kusht. /Insajderi.com