Pal Lekajt i vendoset dënimi 18 muaj burgim me kusht

Pal Lekajt i vendoset dënimi 18 muaj burgim me kusht

Pal Lekajit i është vendosur dënimi 18 muaj burgim me kusht, përcjell Insajderi.

Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore e Gjakovës mbi akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bëhet fjalë për keqpërdorim të buxhetit me vlerë prej 69.000 euro.

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke keqpërdorur detyrën në cilësinë e personave zyrtarë,

Lekaj si kryetar i Gjakovës, ndërsa Isufi si Drejtor i për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Dënimi i dhënë nga Gjykata për Lekajn do të ekzekutohet në rast se kryen ndonjë vepër tjetër panele brena periudhës për të cilën është i dënuar me kusht. /Insajderi.com