
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas konfirmimit se dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë, do të takohen me 24 janar në Bruksel edhe përkundër kërkesave të opozitës që të pezullohen bisedimet.
Leka ka thënë se e ardhmja e veteranëve të UÇK-së është e pa sigurtë, në rast se ky takim do të ndodhë.
“Konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurt çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar”, ka thënë Lekaj.
Lekaj përmes një postimi në Facebook, është shfaqur kritik ndaj liderëve institucional për mospjesëmarrje në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së në mbështetje të Ramush Haradinajt.
“Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com